Almeda Abazi zbulon sekretin e bashkëshortit: Zgjohet natën për të bërë dashuri

21 nëntor 2022 | 11:45

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të njohura si në Shqipëri dhe Kosovë gjithashtu edhe në Turqi.

Dyshja janë prej vitesh të martuar dhe bashkë kanë dy fëmijë, ndërsa paraqitjet e tyre nuk mungojnë as në televizionet shqiptare.

Edhe së fundmi, çifti ishin të ftuar në emisionin “Zemër Luana” me Luana Vjollcën, ata u vunë në sfida të ndryshme dhe zbuluan edhe disa sekrete për njeri-tjetrin.

Një të tillë e zbuloi Almeda për yllin e serialeve teksa iu bë pyetja nëse ‘i del gjumi natën për të bërë dashuri?’.

Pa hezituar, modelja dhe aktorja shqiptare u përgjigj pozitivisht duke pohuar se Tolgahan është ai që e bën një gjë të tillë.

Ndërkohë, gjatë emisionit aktori gjithashtu bëri një dedikim romantik për Almedën, ku nuk munguan as fjalët shqipe.

Ndryshe, kujtojmë që aktori 40-vjeçar mbetet i angazhuar me role të ndryshme në filma dhe seriale turke, ndërsa Almeda prej kohësh është tërhequr nga ekrani për t’u fokusuar tek jeta private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vërshimet…