Trajneri i Argjentinës: Kemi një grup të vështirë 

21 nëntor 2022 | 12:01

Kombi argjentinas, por dhe tifozët personal të Leo Messit mund të marrin frymë lirisht, “pleshti” është mirë dhe nuk është në dyshim për sfidën e parë, atë kundër Arabisë Saudite, të martën në orën 11:00.

Dyshimet u shtuan pas seancës stërvitore të së shtunës, kur Messi doli nga fusha dhjeta minuta më herët. Gjendja është përmirësuar, me Messin që zhvilloi të plotë seancën e fundit stërvitore, por stafi mjekësorë nuk dëshiron të sforcojë kapitenin me ngarkesë fizike.

Messi pritet të zbres në fushë nga minuta e parë për të udhëhequr Argjentinën e tij. Messi do të formojë fazën sulmuese së bashku me Di Maria dhe Martinez. Argjentina bën pjesë në Grupin C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite, një grup që për trajnerin Scaloni nuk është aspak i lehtë:

“Grupi jonë është një grup i vështirë, mbi të gjitha është e komplikuar ndeshja e parë, kjo edhe për shkak të orarit. Në orën 11:00 këmbët mund të jenë të forta, të mos harrojmë edhe rivalët tanë, Arabia luan një futboll të mirë. Në këtë grup kemi Meksikën, një rival i joni historik dhe i ndërlikuar për ne, më pas është Polonia, një skuadër tipike evropiane, me lojtarë të gjatë dhe të fortë, me një Lewandowski që është nga sulmuesit më të mirë në botë”, u shpreh trajneri i Argjentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin e rasteve të…