Kryetari i Pejës pret në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres

21 nëntor 2022 | 14:43

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, të cilin e ka quajtur mik të madh të Kosovës.

“Me shumë kënaqësi e prita në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, një mik i madh i Kosovës si dhe një zë i fuqishëm i vendit tonë. I pranishëm në takim ishte edhe Harry Bajraktari si dhe ish-deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman. Gjatë takimit biseduam rreth projekteve të fundit të Pejës, biseduam dhe për aktualitetet politike në Kosovë si dhe shprehem gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen”, ka shkruar në “Facebook” Muhaxheri.

Ai ka theksuar se takime dhe vizita të tilla gjithmonë janë një nder i veçantë. Kryetari i Pejës ka falënderuar Torres për angazhimin e tij për Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Anglisë ka kaluar në avantazh 1:0 në ndeshjen…