E jashtëzakonshme: Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milionë ndjekës në ‘Instagram’

21 nëntor 2022 | 14:38

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka qëndruar në krye të lojës së futbollit për dy dekada.

Përveç vlerësimeve të shumta dhe çmimeve që ka fituar përgjatë karrierës, Ronaldo i ka ndërtuar vetes edhe një platformë ku e gjithë bota mund ta shohë atë.

Fituesi i pesë Topave të Artë është një nga individët më me ndikim në planet, falë perandorisë që ka ndërtuar.

Ai së fundmi ka arritur në 500 milionë ndjekësve në “Instagram”, i vetmi që ka arritur këtë shifër deri më tani në këtë platformë.

Ronaldo ka bërë që interneti të merrte “flakë”, me ndihmën e yllit tjetër të futbollit dhe rivalit të tij, Lionel Messit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin…