Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

21 nëntor 2022 | 14:49

Ka përfunduar intervistimi i pesë kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Secili nga kandidatët për mandat dyvjeçar, kanë prezantuar planin e tyre prej 20 minutash, ku më pas anëtarët e Këshillit Drejtues kanë vijuar me pyetjet edhe për 20 minuta të tjerë. Ndryshimi i statutit, rishikimi i kodit etik, modernizimi i UP-së dhe zgjidhja e çështjes së doktoraturës, kanë qenë disa nga prioritetet e kandidatëve për rektor. Pas intervistimit, në orën 14:30 fillon procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit.

Kandidatë për rektor janë But Dedaj, Ermir Rogova, Ilir Tolaj, Qerim Qerimi dhe Sefer Avdiaj.

Zgjedhja e rektorit të ri, vjen pas shkarkimit të ish-rektorit Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në…