Qerim Qerimi zgjedhet rektor i UP-së

21 nëntor 2022 | 15:03

Ka përfunduar votimi i fshehtë i nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” për zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti.

Me gjashtë vota për, Këshilli Drejtues i UP-së ka zgjedhur Qerim Qerimin për rektor me mandat të përgjysmuar.

Kandidati Sefer Avdiaj ka marrë një votë, Ermir Rogova një votë dhe Butë Dedaj një votë.

Zgjedhja e rektorit të ri të UP-së vjen pas shkarkimit të Naser Sahitit nga kjo pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një infermiere, e cila u pushua nga puna pasi kolegët…