Ferizaj eliminohet nga Kupa

21 nëntor 2022 | 16:37

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll ,me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të 1/16-tës në Kupën e Kosovës, konstatoi se FK Behar nga Vitomirica ka ushtruar ankesë .

E Komisioni i garave konform nenit 70 të rregullores së garave morri vendimin që ankesa e FK Behar të miratohet dhe ndeshja e 1/16-tës ndërmjet Behar dhe Ferizaj, e përfunduar 2-3, në favor të Ferizajt, regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Beharit.

Misioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes FK Behar–FC Ferizaj e vlefshme për  1/16 të Kupës së Kosovës, konstatoi se FK Behar ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të FC Ferizaj: Edon Sadriu, për shkak se lojtari është aktivizuar në ndeshje pasi që paraprakisht ishte i ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së…