Bajrami për mosarritjen e marrëveshjes për targat: Çuditërisht propozimi u refuzua nga Kosova

21 nëntor 2022 | 17:42

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas mosarritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se çuditërisht propozimi u refuzua nga Kosova.

“Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga Josep Borrell, Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit. Çuditërisht, kjo u refuzua”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë: 66 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk…