![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/ridvan-berisha.jpeg)
Berisha: Situata kritike në veri mbetet përgjegjësi direkte e Kurtit
Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar në lidhje me mosarritjen e një marrveshje për targat në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se e kupton rëndësinë jetike për Kosovën që duhet gjithsesi t’i mirëmbajë me kujdes sistematik raportet me hisedarët e shtetit tonë, aleatët perëndimorë ashtu sikundër që i lexon me vëmendje edhe brengat e miqve mbi dështimin e arritjes së marrëveshjes sot në Bruksel.
Berisha ka theksuar se situata kritike në veri nga mesnata e tutje mbetet përgjegjësi direkte e kryeministrit Kurti.
“Sot, Kosova po kritikohet për mosarritjen e marrëveshjes dhe natyrisht se kjo nuk është inkurajuese për procesin e dialogut, përfundimin sa më të shpejtë të tij. Si do ta menaxhojë këtë situatë kritike në veri të shtetit nga mesnata e tutje, mbetet përgjegjësi direkte e kryeministrit Albin Kurti! Uroj që organzbatueset e ligjit, të mos zmbrapsen, të zbatojnë ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë në veri të shtetit”.
“Një gjë e di, kjo situatë do të prodhojë ose përshkallëzim kritik të sigurisë, agresivitet në rritje të serbëve kosovarë për padëgjueshmëri kundrejt vendimeve të ligjshme të Qeverisë, e kjo e çon vendin padyshim drejt një procesi të paparashikueshëm politikisht ose nga kjo situatë insistimi i kryeministrit Kurti do të jap efekte pozitive për shtetin. Shpejtë do ta shohim!”, ka shkruar Berisha.