Presidetja Osmani ftoi në takim Konjufcën dhe Sveçlën
Në këto momente është duke u zhvilluar një takim në mes presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Për këtë ka raportuar Blerim Vela, kryekëshilltar i Osmanit.
Ai i ka demantuar mediat serbe të cilat raportuan se “Sveçla gjendet në Belvedere të Mitrovicës së Veriut”.
Po nga fotografia shihet se Sveçla është aty.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Vuçiqin ku trego që nuk ka marrëveshje iu tha gazetarëve se ”po shkon në aeroport“, duke nënkuptuar se Kurti sonte do të kthehet në Prishtinë.
Nuk është raportuar për ndonjë incident në Veriun e Kosovës.
? #Serbia’s pro-government media are falsely reporting that Minister Sveçla is at Belvedere.
Do not fall for their disinformation and propaganda. #Kosovo institutions are committed to maintain a peaceful and safe environment for all. pic.twitter.com/JcK36gQ2dd
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2022