Kurti në Shkup: Fatmirësisht, Kosova nuk është e varur nga gazi rus

22 nëntor 2022 | 11:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për fat të mirë nuk është e varur nga gazi rus.

Kurti ka marrë pjesë të martën në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup në diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”, ku ka folur edhe për hapat e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.

“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë nga Shkupi, kryeministri do të kthehet në Prizren në një tjetër ngjarje ku do të jetë pjesëmarrës.

Nga ora 13:00 do të jetë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Po në Prizren, Kurti do ta prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të kësaj komune derisa pasdite nga ora 18:00 do të kthehet në kryeministri për të pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Memphis Depay i është përgjigjur një pyetjeje për të…