Përfaqësues nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë vizitojnë ATK-në

22 nëntor 2022 | 11:27

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Diar Seckinger, shef i Njësisë Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me ekipin e tij, si dhe Dardana Peja nga USAID-i.

Sipas njoftimit të ATK-së, takimi ishte në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme qe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projekteve të ndryshme i kanë ofruar ATK-së, në reformimin e shumë proceseve të cilat kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme në performancen e ATK-së.

Ajo çka u diskutua me theks në këtë takim ishte trendi i inkasimit të të hyrave tatimore, për të cilat u njoftuan në detaje rreth faktorëve që kanë ndikuar në rritjen prej 28 për qind të të hyrave tatimore në vitin 2021, respektivisht rritjes prej 22 për qind në dhjetëmujorin e vitit 2022, të cilat rezultate janë më të larta që nga themelimi i institucionit tatimor. Po ashtu, u diskutua edhe për pritjet lidhur me vazhdimin e trendit rritës ne vitet 2023 dhe 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) në Bruksel mblidhet sërish grupi punues për…