Gjermania humb Sanen për ndeshjen debutuese

22 nëntor 2022 | 13:42

Gjermania po përgatitet për duelin hapës të Botërorit kundër Japonisë. Strategu Hansi Flick ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes.

Në seancën e paradites nuk ka marrë pjesë ylli i sulmit, Leroy Sane. Anësori i Bayern Munchen ka një dëmtim në gju dhe kjo është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit, që nuk zbulon më shumë detaje. Sane nuk mund të luajë ndaj Japonisë.

Gjermania është pjesë e grupit E në “Katar 2022”, ku do të garojnë edhe me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christofer Hill, ka deklaruar se…