Haradinaj: Kurti i dëmtoi raportet me ShBA-në, e nxori veriun nga kontrolli i Kosovës

22 nëntor 2022 | 13:46

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sjellja dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend.

Ai ka thënë se veprimet e Kurtit janë jo vetëm të pakuptueshme, por edhe të rrezikshme.

“Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me ShBA edhe me evropianët. Kurti arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë. Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës. Kurti arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës. Kurti arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sjellja dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme.

Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, e ka sjellë situatën buzë shpërthimit.

Kemi ardhur në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve.

E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në institucionet ë vendit.

E kuptoj sjelljen e plot kundërshtarëve politikë të kryeministrit që i gëzohen fundosjes politike të tij, por unë jam i shqetësuar, jo për dështimin e Kryeministrit, por për dështimin e të gjithë neve si Kosovë.

Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE dhe të ShBA, Kosova nga viktimë është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv.

Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti.

Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me ShBA edhe me evropianët;

Kurti arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë;

Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës;

Kurti arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës;

Kurti arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë;

Kurti arriti të rikthejë tensionet për të cilat askush nuk mund ta parashikojë fundin;

Kurti arriti ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit;

Dhe në fund, Kurti arriti të dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës demokratike, multietnike, të përgjegjshme dhe që merr vendime të bashkërenduara me partnerët ndërkombëtarë duke e kthyer nga kontribues të stabilitetit në rajon, në element destabilizues.

Gjendja është kjo që është. Albin Kurti sot e ka vëtëm një rrugë, që është bashkëpunimi i ngushtë e pa kushte me partnerët tanë, posaçërisht me ShBA. Dhe këtë duhet ta bëjë jo për vete dhe qeverinë e tij, por për vendin, siguria e të cilit sot është më e rrezikuar se asnjëherë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 56-vjeçar ka kaluar 32 vitet e fundit duke jetuar…