Edhe një Evropian në Prishtinë

22 nëntor 2022 | 13:47

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka fituar edhe një organizim ndërkombëtar. Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 të mbahet në Prishtinë.

Kjo garë do të mbahet nga 15 deri më 23 korrik 2023 në kryeqytetin e Kosovës. Evropiani i Divizionit C këtë vit është mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin e kaluar.

Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U18, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar “Dardanët”, ashtu si edhe Challengerin edicionin e kaluar.

Në të gjitha këto organizime, Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë lëvdata për organizime nga FIBA, që dëshmohet edhe dhënien e organizimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…