Senatorët amerikanë të zhgënjyer për mosarritjen e marrëveshjes për targat

22 nëntor 2022 | 16:58

Katër senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat ilegale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Senatorja e lartë, Jeanne Shaheen, bashkë edhe me tre senatorë të tjerë Ron Johnson, Thom Tillis  dhe Chris Van Hollen, me anë të një deklarate kanë thënë se kjo situatë “vë në rrezik paqen e fituar me vështirësi”.

“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës. Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe destabilitetit në rajon, i cili vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”, është thënë në deklaratën e përbashkët të senatorëve.

Ndër të tjera në deklaratën e senatorëve është thënë se mbështesin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje paqësore.

“Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore për këtë me presidentin Vuçiq. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për trupat tona të KFOR-it që luajtën një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon”, është thënë në këtë deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës në Katar ka filluar tashmë me ndeshjet…