Erëra të fuqishme në Prishtinë

22 nëntor 2022 | 21:00

Gjatë mbrëmjes së sotme janë regjistruar erëra të fuqishme prej 74km/h në Prishtinë.

Prishtina Weather përmes një njoftimi në “Facebook” tregoi se kjo ka ardhur si pasojë e ciklonit të fuqishëm ‘Denise’ që kaploi Italinë veriore, duke sjellë kështu erëra të stuhishëm përgjatë rajonit.

“22.11.2022 – Cikloni i fuqishëm “Denise” i formuar mbi Italinë veriore, po sjell erëra të stuhishme përgjatë rajonit, sidomos viseve bregdetare të Kroacisë, me hove edhe mbi 100km/h. Gjithashtu përgjatë brigjeve të detit ka edhe rritje të nivelit ujor deri në 60cm vend-vende, shkaku i baticës ciklonale, që shkaktohet nga shtypja shumë e ulët atmosferike por edhe erërave të fuqishme jugore. Orëve të mbrëmjes erëra të fuqishme po frynë edhe në vend, e në pjesë më të larta të Prishtinës u regjistruan erëra me hove edhe prej 20.6m/s, apo 74km/h”. Sipas tyre, erërat gjatë natës gradualisht pritet të qetësohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e pandërprera të shiut kanë rikthyer vërshimet sërish sonte…