Sali Berisha, politikani më i klikuar në rrjete sociale

23 nëntor 2022 | 08:55

Drejtuesi i “Terra World”, Blerim Gjeladini, ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN, në të cilin është diskutuar rreth politikanëve më të ndjekur në rrjete sociale.

Sipas Gjeladinit, në periudhën e fundit personi më i klikuar në rrjetet sociale në Shqipëri është Sali Berisha, i pasuar nga Edi Rama, për të cilin tha se ka një ulje të ndjekjes për shkak të llogarive false të hapura në emër të tij.

“Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimin e Berishës, i cili së fundmi është i pari. Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në Facebook, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime. Trendi është me vetë personi. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin fake account, algoritmi ynë i largon ato. Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Brezovicë, Bogë dhe Brod të Dragashit, ka rënë sasi…