Qeveria miraton Projektligjin për pagat
23 nëntor 2022
| 12:03
Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka miratuar Projektligjin për pagat.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se reforma në sektorin publik të pagave do të arrihet me miratimin e këtij projektligji.
“Reforma në administratë është e mangët pa një sistem të mirë të. Ligji i Pagave synon të krijojë një sistem që krijon dhe mirëmbahen rregullat në realizimin e të drejtës së pagës, kjo reformë nuk ka se si të arrihet ndryshe pos barazisë, drejtësisë që ky sistem ofron”, ka thënë Sveçla.