Besnik Bislimi shkon në Bruksel

23 nëntor 2022 | 12:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tashmë ka udhëtuar për në Bruksel.

Lajmin e ka bërë me dije Klisman Kadiu, shefi i kabinetit të Bislimit.

“Mundem të konfirmoj që zëvendëskryeministri tashmë ka udhëtuar për në Bruksel”, ka thënë Kadiu për “Klankosova.tv”.

Ndërkohë në media është raportuar se sot Bislimi do të ketë takime në Bruksel me të dërguan e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për targat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka miratuar Projektligjin për…