Sonte zhvillohen dy ndeshje në Superligën e hendbollit

23 nëntor 2022 | 15:01

Të mërkurën luhen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Bëhet fjalë për ndeshje të mbetura për shkak të angazhimeve të Besa Famgasit dhe Rahovecit në gara evropiane.

Kampionia në fuqi dhe liderja e klasifikimit, Besa, është mysafire e Vushtrrisë. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 dhe i takon xhiros së shtatë.

Besa natyrisht llogarit në fitore të re, ndërsa vushtrriasit pas ndeshjes së fortë me Trepçën, do të tentojnë të shfaqin një tjetër lojë të mirë.

Ndeshja Kastrioti – Rahoveci i takon javës së gjashtë. Luhet prej orës 18:00 në Ferizaj. Cilësia e këtyre dy skuadrave vlerësohet e përafërt, kështu që me të drejtë pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes, Gjermania-Japonia ka përfunduar me rezultat…