Japonia shkakton befasinë e radhës në Botëror, mposhti Gjermaninë

23 nëntor 2022 | 16:06

Japonia është Kombëtarja e radhës që ka shkaktuar befasi në Kampionatin Botëror, pasi e mposhti Gjermaninë me rezultat 1-2.

Në pjesën e parë, Gjermania e mbylli me epërsi 1-0 me golin e Ilkay Gundogan nga penalltia. Në pjesën e dytë gjermanët patën shumë raste shënimi, por që nuk i shfrytëzuan e në anën tjetër Japonia shënoi në dy prej tri rasteve që kishte.

Për 1-1 u përkujdes Ritsu Doan në minutën e 75-të, kurse Takuma Asano shtatë minuta pa përfunduar ndeshja realizoi për rezultatin final 1-2. Befasinë e parë në këtë kampionat e shkaktoi Arabia Saudite që mposhti Argjentinën me rezultat 2-1.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektrike, pas…