Nis takimi i Lajçakut me Bislimin dhe Petkoviqin: Kam shpresë për gjetjen e një zgjidhje sot

23 nëntor 2022 | 16:23

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që është duke u mbajtur  në Bruksel në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçaku ka thënë se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

“Sot jam duke i pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të depërshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka shkruar Lajçaku, krahas një fotografie ku Bislimi dhe Petkoviqi shihen ballë për ballë.

Kryeministri Kurti pas mbledhjes së sotme të qeverisë ka folur për shkuarjen e Bislimit në Bruksel dhe është zotuar se edhe në këtë takim Kosova do të jetë pala konstruktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e radhës në…