Përfundon sezoni për Hernandezin
23 nëntor 2022
| 16:44
Pas Pogbas, Kantes dhe Benzemas, Franca humbet një tjetër titullar shumë të çmuar. Trembëdhjetë minuta ka zgjatur Botërori për Lucas Hernandez, me mbrojtësin e Bayern Munchenit që u detyrua ta linte fushën mes lotësh.
Ajo që stafi mjekësor i druhej më shumë është bërë fakt, Hernandezi ka pësuar një këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e djathtë.
Jo vetëm te Franca, ky lajm është përjetuar me ankth edhe në radhët e Bayern Munchenit teksa humbasin shërbimet e një prej titullarëve të padiskutueshëm.