ShBA-ja i jep 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

24 nëntor 2022 | 08:27

Shtetet e Bashkuara autorizuan një tjetër ndihmë ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin municione dhe pajisje për mbrojtje ajrore, njoftoi të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Municionet e artilerisë, raketat dhe sistemet me saktësi të lartë të mbrojtjes ajrore, mjetet taktike që ne po ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës”, tha Blinken.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se pret që ndihma amerikane për Ukrainën të vazhdojë pa ndërprerje, pavarësisht skepticizmit të republikanëve, të cilët pritet të shfrytëzojnë shumicën që gëzojnë tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve për Kongresin, për të mbikëqyrur më nga afër çështjen e ndihmave.

Deri tani administrata Biden ka dhuruar 19.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, ushtria e së cilës po lufton për nëntë muaj me forcat ruse.

Të mërkurën Rusia vazhdoi sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar vdekjen e civilëve dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin centralet bërthamore. /A2CNN

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e Serbia po paralajmërohen për disa vendime të vështira.…