![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/41EC9203-47AF-4FB5-9346-ACA54520B138.jpeg)
Veseli: Lajmi për vizat është pozitiv
18 korrik 2018
| 10:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me Frederica Mogherinin, ka bërë me dije se në orën 11:30 do të bëhet publik lajmi për liberalizimin e vizave.
Veseli ka thënë se lajmi për liberalizimin e vizave është pozitiv.
Ai ka thënë se ky është një hap historik për Kosovën.
“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, në orën 11:30 komisionari Avramapolus do të japë lajmin pozitiv rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është hapi i parë, hap historik”, ka thënë Veseli.