Haxhiu reagon për vrasjen e gruas në Prishtinë

25 nëntor 2022 | 12:20

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga burri i saj në Prishtinë.

Haxhiu ka thënë se fenomeni i dhunës dhe vrasjes së grave është shumë shqetësues.

“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë.

Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.

Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të ndeshjeve të para në grupe, ku surprizat…