Në Klinikën e Radiologjisë në periudhën janar-shtator u realizuan 65 mijë radiografi

25 nëntor 2022 | 14:06

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë realizuar 65 mijë e 652 radiografi, sipas raportit 9 mujor të punës.

Brenda kësaj kohe, janë kryer edhe 17 mijë e 666 Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 7 mijë e 421 Rezonanca Magnetike (MRI) dhe 1 mijë e 671 mamografi.

Në këtë hark kohor, janë bërë edhe 17 mijë e 756 ultrazë, 1 mijë e 687 angio CT, 39 angiografi- DSA dhe 906 biopsi.

Ndryshe,112 mijë e 799 pacientë morën shërbime mjekësore në Radiologji nga janari deri në shtator 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili fitoi 2-0 ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit.…