“Misioni vazhdon”, Rama nuk harron Thaçin: I munguar i madh në këtë sallë

27 nëntor 2022 | 12:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka harruar të përmend Hashim Thaçin gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët parlamentare Shqipëri-Kosovë.

Ai ka thënë se seanca e sotme është një ditë e bukur, me një pamje frymëzuese që po shohim sot të mbledhura bashkë dy kuvendet parlamentare.

Rama risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet dot as ardhja në këtë ditë dhe as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK-ja dhe UÇK-ja. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, ka thënë Rama.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme. Interesimi…