Gjilani – Ballkani dhe dy sfida tjera do të zhvillohen sot në Superligë
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e javës së 18-të.
Për këtë të diel në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.
Derbi do të zhvillohet në Gjilan, atje ku skuadra që mban emrin e qytetit e pret Ballkanin.
Ballkani është i dyti në tabelë me 30 pikë, tri më shumë se Gjilani i vendit të tretë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, me Prishtinën që udhëton për t’u përballur me Trepçën ’89.
Prishtinasit janë në pozitën e katërt me 23 pikë, teksa mitrovicasit me 18 pikë janë në pozitën e parafundit (9).
Përballja e tretë për sot është ajo në “Liman Gegaj”, mes Malishevës e Llapit.
Llapjanët, që janë në pozitën e shtatë me 19 pikë, kanë vetëm një pikë më shumë se Malisheva që është e teta.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.