Mehaj: 28 Nëntori dhe flamuri janë busulla që na ka orientuar gjithmonë

27 nëntor 2022 | 13:35

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mbledhjen e mbajtur sot mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, u shpreh se është rikthim i madh në vizionin e përbashkët kombëtar.

Në një postim në “Facebook”, Mehaj ka theksuar se 28 Nëntori dhe flamuri janë busulla që na ka orientuar gjithmonë

“Mbledhja historike mes dy kuvendeve tona shtetërore, përtej simbolikës, në përmbajtje është rikthimi i madh në vizionin tonë të përbashkët kombëtar për rrugëtimin tonë të pandalshëm në mbrojtjen dhe orientimin e interesave tona në të tashmen dhe të ardhmen tonë. 28 Nëntori dhe Flamuri ynë është busulla që na ka orientuar e udhëhequr dhe do tê na orientoj e udhëheq gjithmonë!”, ka shkruar ministri Mehaj.

Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Tiranë, përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Aty u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe u theksua se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika do ketë punë sot me Marokun. Ndeshja e xhiros…