Dalin pamjet e rrahjes së mjekut pas keqtrajtimit të pacientes 5-vjeçare

27 nëntor 2022 | 14:03

Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare që ka qenë e diagnostifikuar me autizëm. Për shkak të kësaj ai është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të fëmijës. Tashmë është publikuar edhe momenti i rrahjes.

Në videon më poshtë shihet se rrahja ka ndodhur në një kafene.

Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë me dije nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në…