Shala: 28 Nëntori, datë e ngjarjeve të lavdishme të historisë kombëtare

27 nëntor 2022 | 14:13

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njeri nga eprorët e lartë të UÇK-së, Ferat Shala, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

Ai ka thënë se 28 Nëntori është datë e ngjarjeve të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

“Në këtë ditë të lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, kujtojmë përpjekjet historike të brezave për liri dhe dëshmorët e rënë në altarin e lirisë. Në këtë ditë të ngjarjeve të lavdishme të historisë sonë, nderojmë flamurin tonë kombëtar simbolin e pavarësisë, bashkimit dhe krenarisë”,  ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Të dashur bashkëkombës,

Gëzuar 28 Nëntori, Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Me rastin e shënimit të kësaj dite të madhe kombëtare, kujtojmë me krenari aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit kombëtarë.

Në këtë ditë të lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, kujtojmë përpjekjet historike të brezave për liri dhe dëshmorët e rënë në altarin e lirisë.

Në këtë ditë të ngjarjeve të lavdishme të historisë sonë, nderojmë flamurin tonë kombëtar simbolin e pavarësisë, bashkimit dhe krenarisë.

Të festojmë këtë festë të shenjët të të gjithë shqiptarëve duke bashkërenduar përpjekjet tona të përbashkëta për zhvillim, integrim dhe për të ardhme më të mirë për gjithë popullin shqiptarë kudo që ndodhet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar mbledhjen e sotme të…