![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/ballkani-1.jpg)
Ballkani e mbyll stinorin vjeshtor me fitore të thellë ndaj Gjilanit
27 nëntor 2022
| 15:04
Ballkani ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjilanit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Bajram Jashanica, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Ermal Krasniqi shënoi edhe dy herë për kampionin aktual.
Kështu kampioni aktual e mbyll sezonin në vendin e dytë me 33 pikë të grumbulluara nga 15 ndeshje.