Lufta legjendare

28 nëntor 2022 | 13:44

Shumë çetnik janë grumbullu

Me ba plane si me sulmu

Te Jasharajt janë msy me shku

Me i gjetë fjetur kan mendu

Po vin shkiet nga katër anë

Baca Adem i ka diktu

Bënu gati vllëzër ka thanë

T’ia kthejmë pushkën shkieve t’sërbisë

Se ka ardhë koha e lirisë

Kështu Zoti e paska shkru

Gjall a vdek na me fitu!

Edhe n’vdekshim ska rëndsi

Brezat tonë le të rrojnë n’liri!

Urime për popullin shqiptar

Shumë urime Festa e Flamurit tonë kombëtar!

Festë e ndërgjegjes tonë kombëtare!

⁃ Të jemi me identitet kombëtar!

⁃ Të kujtojmë gjithmonë trojet tona!

⁃ Të mos harrojmë historinë e popullit Shqiptar!

⁃ Të mos harrojmë kurr gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat me shekuj për Liri, Shtet e Identitet!

⁃ Të duam dhe mbrojmë vendin tonë!

⁃ Të punojmë shumë dhe pa u ndalë, deri te bashkimi kombëtar dhe i të gjitha trojeve tona!

⁃ Të punojmë pa u ndalë, për ngritjen e vlerave arsimore e kulturore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për fortësim të lartë të sigurisë!

⁃ Të jemi shumë të fortë e të pa thyeshëm!

⁃ Të jemi të bashkuar, me dashuri e tolerancë vëllazërore!

⁃ Të jemi shembull i civilizimit njerëzorë!

Me dëshirat më të mira për popullin shqiptar dhe vendin tonë!

Gëzuar 28 Nëntori!

Prof. Dr. Sadik Rr. Krasniqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora bashkë me nënën…