Lakersat humbasin në sekondën e fundit, fitore për Bostonin dhe Phoenixin

29 nëntor 2022 | 12:15

Skuadra e Lakersave u ndal sot nga Indiana, që fitoi me rezultat 116-115 në sekondën e fundit. Haliburton me 24 pikë e Mathurin me 23 i dhanë fitoren ekipit mik, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e 13 rebound të Davis për kalifornianët.

Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi Utah Jazz (114-107), ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 26 pikëve. Bostoni vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, me 17 fitore. Celtics fituan sot 140-105 ndaj Charlotte, sfidë ku diferencën e bëri Tatum me 35 pikë.

Në Perëndim kryeson skuadra e Phoenixit, që mundi me rezultat 122-117 Sacramenton, me Booker protagonist, autor i 44 pikëve. Ndërsa Denveri, falë 32 pikëve e 12 rebound të Jokiq, mundi Houstonin (129-113).

Rezultatet

Washington – Minnesota       142-127
Boston – Charlotte                   140-105
Brooklyn – Orlando                 109-102
Toronto – Cleveland                100-88
New Orleans – Oklahoma      105-101

Denver – Houston                    129-113
Utah jazz – Chicago                 107-114
Sacramento – Phoenix            117-122
Lakers – Indiana                      115-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e Hollywood-it, aktori i njohur amerikan Clarence Gilyard Jr…