Ukraina: Mbi 88 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë

29 nëntor 2022 | 12:32

Qeveria ukrainase ka pretenduar se më shumë se 88 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

Po ashtu, nga qeveria kanë thënë se deri më 29 nëntor, 88 mijë e 380 ushtarë rusë janë vrarë dhe 280 avionë dhe 261 helikopterë janë shkatërruar.

Të premten e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar me një grup nënash të ushtarëve rusë që janë dërguar për të luftuar në Ukrainë. Ai u ka thënë atyre se djemtë e tyre nuk kishin vdekur më kot.

Qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë disa nga më shumë se 300 mijë të thirrur si pjesë e një mobilizimi të shpallur në shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e shtunë, më 3 dhjetor, do të zhvillohet dueli…