KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore në Zveçan dhe Leposaviq

30 nëntor 2022 | 16:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kufizuar shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kështu ka njoftuar KQZ-ja me anë të një komunikate ku është shtuar se janë zëvendësuar edhe anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut.

“KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Zveçanit e Leposaviqit dhe zëvendëson anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut”, ka njoftuar KQZ-ja.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Zveçanit e Leposaviqit dhe zëvendëson anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë, 30 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit, Pele është shtruar në spital në Brazil,…