Haradinaj: I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK

30 nëntor 2022 | 19:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se është i tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.

“Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore. Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë”.

“Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me…