Vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, Kurti: Vrasje mizore

30 nëntor 2022 | 20:09

Rasti tragjik i ndodhur para më pak se një orë në oborrin e QKUK-së, e ka tronditur tërë vendin.

Dyshimet e para janë së gruaja shtatzënë u vra nga burri i saj.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kjo është vrasje mizore.

“U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor”.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vrasjes së një gruaje para Klinikës së Gjinekologjisë në…