Komisioni regjistrimit të popullsisë e mban takimin e parë

01 dhjetor 2022 | 16:48

Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) të enjten ka mbajtur takimin e parë konstituiv.

Në njoftimin e lëshuar për media është thënë se anëtarët e komisionit kanë diskutuar mbi rregulloren e punës së KQR-së, dhe planin e veprimit lidhur me aktivitetet e regjistrimit të popullsisë.

“Gjithashtu u diskutuan  sfidat dhe përparësitë e regjistrimit për vitin 2023. Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë hierarkik i regjistrimit, i cili mbikëqyrë përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e 30 nëntorit të vitit 2022, të Kuvendit…