Ndeshje interesante në Rahovec dhe Mitrovicë

02 dhjetor 2022 | 18:00

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 11-të. Të shtunën janë dy ndeshje, ndërsa të dielën është një.

Ndeshja Kastrioti – Besa Famgas zhvillohet më vonë për shkak të angazhimit evropian të klubit kampion, Besa. Prishtina – Llapi është ndeshja e parë që luhet të shtunën nga ora 16:30. Prishtina është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja. Pikët i llogaritë edhe Trepça, që të shtunën nga ora 17:00 e pret Deçanin. Por deçanasit udhëtojnë në Mitrovicë me shpresë për të bërë befasi. Ndeshja Rahoveci – Vushtrria luhet të dielën prej orës 18:00.

Rahoveci ka synim që të vazhdojë me fitore, ndërkohë që vushtrriasit, të trimëruar nga fitorja me Kastriotin, synojnë të fitojnë pikë në udhëtim. Të dyja skuadrat janë konsoliduar dhe kanë synime në këtë edicion. Kështu që me të drejtë pritet ndeshje e fortë dhe dramatike deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Lulëzim Lajçi Pas Luftës së Dytë Botërore, me…