Portugalia i fal fitoren Koresë së Jugut, eliminohet Uruguai

02 dhjetor 2022 | 18:14

Portugalia dhe Koreja e Jugut janë dy kombëtaret e radhës që kualifikohen për në raundin tjetër të Kupës së Botës. Koreja mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Portugalisë në fundin e ndeshjes, duke u kualifikuar vetëm në fundin e duelit për shkak të faktit që ka shënuar më shumë gola, edhe pse kanë golaverazh të ngjashëm.

Horta i dha mundësinë portugezëve që të kalonin të parët në avantazh që në minutën e 5-të. Gjithsesi Koreja do të barazonte në minutën e 27-të me Young-Gwon. Ndeshja kishte një ritëm të kënaqshëm, por dueli ishte i hapur deri në fund. Në minutën e parë të shtesës, Hee-Chan Hwang realizoi golin e dytë duke ngritur peshë stadiumin.

Uruguait nuk i mjaftoi fitorja 2-0 ndaj Ganës për t’u kualifikuar. Giorgian de Arrascaeta do të shënonte dy gola në harkun e 6 minutave në pjesën e parë. Kombëtarja amerikano-latine gaboi në pjesën e dytë pasi nuk tentoi shumë për të gjetur një tjetër gol. Në fund ganezët vetëm vononin lojën përë t’i prishur punë Uruguait, që u eliminua. Pas ndeshjes pati dhe sherre, pasi lojtarët uruguaian ishin të tërbuar me sjelljen e kundërshtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet…