![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/68496B36-B1C9-4AD9-882D-9649D389FC9B.jpeg)
Lajm i mirë për sportdashësit
KF Rahoveci do të vazhdojë t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Jahja Danuza” në Rahovec. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas takimit me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.
Njoftimi i plotë i Latifit:
Sot, i shoqëruar nga drejtori i DKRS – së, z. Afrim Dina, pritëm në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi dhe drejtuesit e KF Rahoveci, me të cilët u pajtuam që në stadiumin “Jahja Danuza”, të bëhen disa intervenime emergjente.
Me z. Ademi u morëm vesh edhe për projekte të përbashkëta që do të realizohen shpejtë dhe klubeve tona do t’u ofrohet mundësi më e mirë e zhvillimit të garave në ligat në të cilat garojnë.
Falenderoj kryetarin Ademi për vizitën dhe për gatishmërinë për investime të përbashkëta në infrastrukturën sportive në komunën e Rahovecit.