Balje për letrën e Sokol Halilit: Manipulimi s’vdes kurrë

02 dhjetor 2022 | 20:39

Në media u publikua një letër që pretendohet se e ka shkruar Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit para se të kryente vetëvrasje.

Por, për këtë letër ka reaguar edhe deputetja Duda Balje, e cila e ka quajtur si manipulim.

“Dhe tani letra, e njeriut qe vrau veten, se e dinte se ishte fajtor, justifikon vrasjen e dyfishtë që bëri? Manipulimi nuk vdes kurrë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se në letër Sokol Halili pretendon se ish-gruaja e tij donte që t’ia merrte fëmijën dhe s’e nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë…