Presidenti Begaj i kërkon Papës që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

03 dhjetor 2022 | 14:36

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan, i ka kërkuar Papa Françeskut, njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për gazeten italiane “il Tempo” Presidenti Begaj konfirmoi faktin që i ka kërkuar Papa Françeskut njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shejtë e Vatikanit.

Gazeta ‘il Tempo’ është interesuar për ftesën e presidentit Begaj drejtuar Papës, si dhe kjo ftesë a ka lidhje me dëshirën Tuaj për më shumë vëmendje të Evropës ndaj vendit Tuaj dhe rajonit Tuaj?

Presidenti është përgjigjur: “Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës (Shën Terezës) në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipeërine, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Të mos harrojmë se Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku në 2016, dy vjet pas vizitës së bërë në Tiranë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares të madhe, që i përket pa dyshim të gjithë botës.

Gjithashtu, roli i Papës dhe i Selise së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dytën herë me radhë, biznesmeni nga Mitrovica, Shkumbin…