Vrasja e Hamide Magashit, suspendohen katër zyrtarë policorë

03 dhjetor 2022 | 18:45

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se takimin e mbrëmshëm të ftuar nga presidentja, ka njoftuar se IPK-ja është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

“Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar'”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Me këtë rast, ai ka theksuar se IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Po ashtu, Sveçla ka thënë se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin…