Abdixhiku dhe eurodeputeti Mandl diskutojnë për situatën politike në Kosovë

03 dhjetor 2022 | 20:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.

Përfshirja e grave dhe të rinjve si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të…