A e quajti Ibrahim Rugova UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë? Përgjigjet Klosi

03 dhjetor 2022 | 21:25

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në KlanKosova, ndër të tjera iu është përgjigjur edhe disa spekulimeve të cilat kanë bërë bujë mediatike.

Ai është shprehur se kurrë s’ka menduar që ish-presidenti Ibrahim Rugova është tradhtar ose që duhet thënë që ishte tradhtar. Klosi deklaroi se e përjashton mundësinë e shkuarjes vullnetare të Rugovës te Millosheviqi në muajin mars të vitit 1999.

I pyetur se a ka parë ose a ka dëgjuar në kohën e luftës se ish-presidenti Rugova në mënyrë decisive ka deklaruar se “UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë”, ai u shpreh se nuk e mban në mend ta ketë dëgjuar.

“Jo! Nuk e di! Nuk…nuk e mbaj në mend këtë gjë. Vërtet! Ta them, po ta kisha fiksuar këtë gjë do të thosha po, dhe më vjen keq pastaj po të ishte e vërtetë. Nuk e kam dëgjuar”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu ai tregoi se a kishte dëgjuar ndonjëherë se Rugova kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO-s.

“As këtë s’e kam dëgjuar”, u përgjigj ish-kreu i SHISH-it.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina dyfishon avantazhin në pjesën e dytë, duke shënuar golin…