Kërcënon Lista Serbe: Edhe në jug të Mitrovicës mund të largohemi nga institucionet

05 dhjetor 2022 | 08:01

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet e Kosovës, duke thënë se kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, i interpreton ligjet në një mënyrë që i përshtatet atij dhe se në Kosovë nuk respektohen ligjet aktuale lidhur me të drejtat e serbëve dhe komuniteteve tjera joshumicë.

Jevtiq tha për Tanjug se situata në Kosovë, që nga ardhja e Kurtit në pushtet, po vështirësohet çdo ditë e më shumë për sa i përket jetës dhe pozitës së serbëve në atë zonë, dhe shtoi se gjithçka që ka ndodhur së fundmi është dëshmi se komuniteti ndërkombëtar nuk po e bën punën e tij ashtu siç duhet dhe me synimin, para së gjithash, qetësimin e tensioneve dhe tejkalimin e gjithë situatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta presë në…